Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kerkoi sot qe te qeveria te lejoje qytetaret e saj te kthehen ne shtepi dhe te mos i mbaje te bllokuar ne kufi.
Reagimi i Bashes:
Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.











