Qeveria italiane dhe qeveria gjermane kanë shtyrë masat e izolimit me një afat të caktuar ndryshe nga Shqipëria që i ka shtyrë ato pa afat.
Italia vendosi sonte të shtyjë masat shtrënguese deri më 13 prill, pra rreth dy javë nga piku e epidemisë në këtë vend.
Ndërkohë Gjermania e cila u përfshi ëm vonë nga epidemia ka vendosur në bashkëpunim me krerët e landeve që të zgjasë deri në datën 19 prill masat kufizuese për lëvizjet e qytetareve dhe punën e një sërë biznesesh dhe institucioneve publike.
Pak më shuam se një javë më parë Gjermania ndaloi qytetareve të lëviznin më shumë se dy persona në rrugë, ndërsa u bëri thirrje njerezve që të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi.
Qeveria gjermani bëri të ditur se do të rishikojë këto masa kufizuese vetëm pas Pashkëve.











