Petrit Vasili ka bërë sot premtimin e tij të parë, jo si kandidat për kryetar i LSI, por si kandidat për kryeministër.
“Më shumë vende pune, punë më të mirëpaguara e me kushte sigurie më dinjitoze, më shumë të drejta për punëtoret. Sot është 1 maji dhe LSI ka një shans për të gjithë punëtorët”, shkruan premtimin e tij, sot Vasili në “Facebook”.











