Veterani i operas, Placido Domino, një nga yjet më të mëdhenj të botës, është shtruar në spital me komplikacione të lidhura me koronavirusin e ri.
79-vjeçari po merrte trajtim në një spital në Meksikë.
Sipas Cnn tenori spanjoll është është më mirë dhe ka reaguar ndaj kurave që po merr. 79-vjecari më 22 mars me anë të një postimi në Facebook lajmëroi se ishte prekur nga COVID-19.
Më 22 mars, Domingo tha se është prekur nga koronavirusi. Ai shtoi se është i prekur nga vala e mesazheve mbështetëse që ka marrë.
Këngëtari kishte dhënë dorëheqje së fundmi nga Opera e Los Angeles pas akuzave për ngacmim seksual.
/DRONI.al/












