Mjekët shqiptarë që do ndihmojnë ata në Itali, mberrriten në Rome pas nje fluturimi pak me shume se nje ore. Ne aeroport jane pritur nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.
Në një video ne Facebook, Di Maio ka falënderuar Shqipërinë, që u solidarizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë.
“Falënderojmë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.
Shqipëria ka nisur sot 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio.
















