Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Burime për ABC News kanë njoftuar se ajo është një mjeke kardiologe nga ky qytet.
Siç raporton gazetari i ABC News mësohet se ajo është një kardiologe, që i ka shërbyer një prej të infektuarve të parë, zonjës nga Liboniku i Korçës.
Kujtojmë këtu që kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj u infektua nga mbesa që u kthye nga Italia. Për momentin gjendja shëndetësore e mjekes 52 është e qëndrueshme. Ajo së bashku me familjarët e saj janë vetëkarantinuar në banesë.
Dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.
/DRONI.al/











