• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha, 3 kerkesa urgjente per kryeministrin Rama

droni by droni
27 March, 2020
in Kryesore, Politika
0
Basha shpjegon diferencen mes Shqiperise dhe Mqedonise per negociatat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme mbylljen e menjëhershme për të paktën 4 javë të fasonëve, call centers dhe fabrikave me shumë punonjës në ambjente të nbyllura, tha sot ne nje dalje online per mediat kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ai tha se mbi 70 mijë punonjës fasonë janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit. Qeveria duhet të sigurojë pagesën për punëtorët për të mos çuar në kolaps sistemin dhe për të mos falimentuar bizneset.

Ne vijim Basha tha se qeveria duhet të përballojë pagën minimale për bizneset në pamundësi pagese. Për bizneset që paguajnë vetë kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .

Te gjitha keto masa tha Basha sjellin nje kosto maksimale, 15 milion euro në muaj.Kosto e mosveprimit, e pallogaritshne për shëndetin. Të gjitha burimet shtetërore të orientohen në 3 prioritete, shëndetësia, qytetarët dhe biznesi, theksoi ai.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme marrjen e menjehershme të masave për mbylljen e call centers, fasonëve dhe fabrikave të tjera, që kanë një numër të madh punonjësish në sipërfaqe të vogla dhe të mbylura.

Në sektorin fason punojnë sipas shoqatës së fasonëve 70 mijë persona. 90% e tyre janë vajza dhe gra, shpesh dhe kryefamiljare dhe shumica e tyre paguhen me pagë minimale.

Ambjentet e tyre të punës kanë, si rregull, mbi 100 punonjës. Prandaj ato janë potencialisht burim i përhapjes së shpejtë të virusit, duke e shpërndarë atë dhe në familjet e të punësuarve dhe, veçanërisht, tek të moshuarit apo fëmijët.

T’u thuash qytetarëve se do të dalë të bëjë pazaret vetëm një anëtar i familjes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambjente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë, është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri tani nga qytetarët.

Nuk duhet lejuar asnjë ditë vonesë. Nuk duhet pranuar ta çojmë në kolaps sistemin tonë shëndetësor. Prandaj duhen marrë masa me efekt të menjëhershëm.

Thirrja ime e përsëritur është të gjenden rrugët dhe mënyrat e përshtatshme për qeverinë dhe sipërmarrjen për t’i çaktivizuar këto bomba me sahat për të paktën 4 javët në vazhdim.

1. Për të gjitha bizneset që janë të detyruar t’i lënë punonjësit në shtëpi dhe që janë në pamundësi pagese, Qeveria duhet të përballojë pagën minimale.

2. Për të gjitha ato biznese që i lënë punonjësit në shtëpi dhe u paguajnë pagën, kjo kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .

Kosto maksimale e kësaj mase është 15 milion euro në muaj. Por kostoja e mosveprimit, është e pallogaritshme në jetë dhe shëndet njerëzish. Kostoja financiare e mosveprimit është dhjetëra herë më e lartë për përballimin e pasojave shëndetësore të mosmbylljes së fasonerive, si dhe në efektin zinxhir që kjo do të ketë edhe për ekonominë edhe buxhetin.

Qeveria mund të eksplorojë edhe mënyra alternative mbështetje si:

Shtyrje te pagesave të detyrimeve
Rishikimi i qerave shtetërore, i çmimit të energjisë, të karburanteve etj
Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH etj

Në çdo rast, duhet që qeveria të gjejë gjuhën me biznesin për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ajo që nuk pret, ajo që duhet bërë menjëherë është mbyllja e fasonerive, call centers dhe fabrikave te tjera, që janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të COVID 19.

Kjo duhet bërë duke garantuar pagën minimale për punonjësit, pa të cilën do të ishtë e pamundur të përballonin jetësën.

Në kushtet e krizës që ka përfshirë me kohë këtë sektor duhen ndërmarrë masa të shpejta edhe që sipërmarrjet të mos shkojnë drejt falimentimit dhe të lënë mijëra vetë pa punë.

Dua ta përfundoj këtë mesazh sot me një apel për familjet e varfëra.

Kronikat televizive me shpërndarjen e ushqimeve janë thjesht shfaqje që angazhojnë burime financiare për propaganda, ndërkohë që mijëra kryefamiljarë nuk do të marrin asnjë të ardhur javën e ardhshme dhe nuk do të kenë me ç’të ushqejnë familjet e tyre.

Jemi në garë më kohën. Çdo minutë e harxhuar me propagandë nuk shpëton, por kushton jetë, shëndet dhe mirëqenie.

Të gjitha burimet shtetërore dhe financat publike duhet të orientohen në prioritetet e vetme të kësaj krize:

1. Shëndetësia dhe shëndeti
2. Familjet dhe njerëzit në nevojë
3. Biznesi dhe ekonomia.

Tags: Lulzim basha koronavirus
Previous Post

Infermierja: Kjo është shenja e sigurtë paralajmëruese se jeni infektuar me koronavirus

Next Post

Qeveria e Kosovës paguan punonjësit që lanë punën, para edhe për qeratë

droni

droni

Next Post
Albin Kurti përgjysmon pagat për kabinetin e qeverisë, Haradinaj i përgjigjet me akuza

Qeveria e Kosovës paguan punonjësit që lanë punën, para edhe për qeratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.