Është ndaluar në Rinas biznesmeni Gani Manollari i cili dyshohet se i ka dhënë 18 mijë euro oficerit të policisë gjyqësore Fatos Lushi në këmbim të lirimit të një llogarie bankare të bllokuar prej 150 mijë eurosh. Video e publikuar në “Stop” shkaktoi një skandal të vertetë, pasi i u filmua oficeri i policisë gjyqësore, Fatos Lusha duke marrë plot 18 mijë euro për ti liruar llogaritë bankare biznesmenit. Në këtë video-skandal, Lusha u filmua, teksa thoshte se paratë i kishte për prokurorin Ardian Braho.











