Granit Xhaka e ka takuar një tifoz special. Kosovari e ka publikuar një video interesante në rrjetin social Instagram.
Kosovari ka qëndruar për disa çaste me një vogëlush, i cili duket se e ka argëtuar në maksimum yllin e Arsenalit.
“Është një ndjenjë shumë e mirë t’i shohësh fëmijët të gëzuar dhe të dëgjosh të qeshurën e tyre”, shkroi Xhaka. Xhaka është bërë idhull i padiskutueshëm i tifozërisë londineze, sidomos pas golave kundër Hull Cityt dhe Nottinghamit.
















