Një rast i ri me koronavirus është konstatuar sot ( e martë) në Fier duke e cuar në 13 numrin e të sëmurëve të identifikuar në këtë qytet.
Një nënpunës i degës së Thesarit në Fier ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i degës së thesarit të Fierit ndodhet në karantinë.
Bashkë me pacientin e fundit numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier ka shkuar në 13 qytetarë.











