Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Durrës, ku një persona ka plagosur me armë zjarri babain e tij. Plagosja ka ndodhur për motive të dobëta. Pas kësaj Policia e Durrësitka arrestuar autorin, i cli është shtetasi Mardit Mona, 22 vjeç.
Për motive të dobëta 22 vjecari ka plagosur me armë zjarri në këmbë babain e tij, shtetasin N.M.51 vjeç. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 88/2 dhe 278/2 të Kodit Penal. /droni.al












