• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Denada, letra prekese per babain qe humbi jeten nga koronavirusi

droni by droni
24 March, 2020
in Kronika
0
Denada, letra prekese per babain qe humbi jeten nga koronavirusi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Denada Ishmi e bija e nje prej viktimave te koronavirusit nga Durresi por qe vdiq ne Indonezi, ka pershkruar me dhimbje humbjen e babait te saj. Ajo ishte e vetmja që mori pjesë në varrimin e tij.

‘Fakti që nuk mund të kishte një përcjellje dinjitoze për babain tim, Ruzhdi Ishmi dikur inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës, më rëndon mua dhe motrave, po aq sa dhe humbja e tij.
Flas për të dhe lotët nuk i mbaj dot. Babi ishte mirë, ishte i fuqishëm, pa asnjë sëmundje, nuk tregonte si 85 vjeç. Ende nuk di se si u infektuan me koronavirus, babai, nëna dhe bashkëshorti. E kam të paqartë se ku mund ta kenë marr virusin.’- shkruan Denada.

Postimi i Denades:

Isha e vetmja që përcolla në banesën e fundit, trupin e pajetë të babit. Askush tjetër nuk lejohej dhe nuk mund të ishte në funeral. Ai dha frymë më 20 Mars, 12 ditë pasi ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi. Autoritetet më pyetën nëse doja që ai të prehej në një varrezë, apo të çohej në krematorium, ku mund të merrja hirin e tij. Bashkë me motrat, Ema në Durrës e Alba në Itali, vendosëm ta çonim në varreza, këtu në Indonezi, me shpresën që një ditë të mundem ta kthej në Shqipëri dhe të ketë një funeral ashtu siç ai e meritonte.

Fakti që nuk mund të kishte një përcjellje dinjitoze për babain tim, Ruzhdi Ishmi dikur inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës, më rëndon mua dhe motrave, po aq sa dhe humbja e tij.

Flas për të dhe lotët nuk i mbaj dot. Babi ishte mirë, ishte i fuqishëm, pa asnjë sëmundje, nuk tregonte si 85 vjeç.

Ende nuk di se si u infektuan me koronavirus, babai, nëna dhe bashkëshorti. E kam të paqartë se ku mund ta kenë marr virusin.

Prindërit e mi jetonin në Durrës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit banesa e tyre u dëmtua. Dolën nga shtëpia sepse nuk ishte e banueshme, kaluan një situatë të vështirë. Në dhjetor vendosa t’i marr këtu. Unë jetoj prej vitesh në Xhakarta, e punësuar në një institucion financiar ndërkombëtar, ashtu sikurse im shoq Martini, zviceran. Të dy punojmë në fushën e zhvillimeve ekonomike prej vitesh. Prindërit kishin ardhur dhe herë të tjera ne Indonezi, Malajzi, Kanada e në Zvicër, kudo ku ne kemi jetuar. Kaluam Vitin e Ri së bashku, shkuam në Bali, e shijuan shumë. Shkuam vetëm një ditë në Singapor, për çështjen e vizës dhe pastaj koha tjetër në shtëpi. Ndërsa Indonezia nuk kishte konfirmuar ende të prekur nga koronavirus, mamit i filluan disa shqetësime. Pak dhimbje fyti, një kollë. Shkuam tek mjeku dhe mori antibiotik. Kërkuam për testin, por nuk e bënë. Babai dukej më mirë, vetëm se kalonte shumë kohë në gjumë. Kur edhe babait i filloi kolla shkuam tek mjeku dhe insistuam për të bërë testin. Rezultuan të dy pozitivë. Menjëherë më pas bëmë testet unë dhe Martini. Edhe bashkëshorti im, doli gjithashtu pozitiv, por nuk kishte shenja, ndërsa unë nuk isha prekur.

Në fillim dukej më e vështirë gjendja e mamit, por fatmirësisht ajo e mori veten. Edhe Martini qëndroi për 9 dite në izolim, në spital. Ndërsa babi që dukej më mirë, më pas u rëndua, derisa shkoi në intubim me respirator. Nuk e kaloi dot, zemra e tij nuk e përballoi. Dha frymën, sapo mbaroi falja e së premtes. Iku ne qetësi, në paqe dhe shpresoj që është në paqe edhe atje ku shkoi.

Si asnjëherë tjetër, përpara se të sëmurej numëronte ditet e kthimit në Durrës. E kishte marr malli për qytetin ku për herë të parë krijoi semaforin dhe reklamat me ndriçim. Ndaj në Durrës e thërrisnin Guglielmo Marconi ose shpikësi i NISH Cigares.

Do të ngelesh i perjetshëm në zemrat tona babi dhe një ditë të prehesh në Durrësin tënd që aq shumë e kishe në zemër.

Denada Ishmi, Xhakarta 23 Mars 2020

Tags: Denada ishmi
Previous Post

Mjeku Pipero, deri kur epidemia do te na mbaje mbyllur ne shtepi

Next Post

E sugjeroi Trump, vdes pacienti i cili përdori ilaçin e malarjes kundër koronavirusit

droni

droni

Next Post
Conte mbyll Italinë, mundësia e fundit kundër koronavirusit

E sugjeroi Trump, vdes pacienti i cili përdori ilaçin e malarjes kundër koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.