Deputetët në Maqedoni i dhanë zyrtarisht fund krizës politike, duke votuar pro shpërbërjes së parlamentit.
Me 110 pro të qeverisë dhe opozitës, tashmë hapi i radhës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen më 11 dhjetor.
Sipas mediave maqedonase, pritet që kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski t’i shpallë zyrtarisht zgjedhjet gjatë mbrëmjes ose gjatë ditës së nesërme.











