Kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi të vetizolohet pasi kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.
”Mjeku i dha Merkel një imunizim paraprak ndaj pneumonisë bakteriale të premten e 20 marsit dhe kancelarja vendosi të izolohet pasi ajo mësoi për testin e tij pozitiv”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në një deklaratë me email.
Merkel do të testohet rregullisht në ditët e ardhshme dhe të kryejë detyrat e saj nga shtëpia, shtoi Seibert.
Ditën e djeshme Angela Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë.
Aktualisht në Gjermani janë shënuar 93 viktima dhe 24,806 të infektuar me Covid-19.











