Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, nuk i mbijetoi dot koronavisruist, lajmëroi tabloidi britanik “Mirror”,
76-vjeçari ndërroi jetë në një spital në Spanjë ndërsa prej ditës së martë ishte në terapi intensive për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi virusi famëkeq, shkruan tabloidi britanik “Mirror”.
Sanz ishte presidenti i Real Madridit nga 1995 deri në 2000, ku në periudhën e tij, klubi fitoi dy trofe të Champions Leagues, në finale ndaj Juventusit dhe Valencias.













