Burime nga Garda e Republikës kanë konfirmuar se Geraldo Guci, 21-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e të paktën 4 pikave të tregtimit të karburanteve, është efektiv i tyre.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Geraldo Guci, ishte në provë.
Po ashtu, mësohet se arma me të cilën ai kryente grabitjet nën kërcënim, nuk ishte e këtij institucioni, sepse 21-vjeçari ende nuk ishte pajisur me ndonjë pistoletë të mundshme.











