Ministria e Brendshme ka përjashtuar nga Garda shtetasin Geraldo Guci, i cili u arrestua nga policia për vjedhje të pikave të karburantit. “Ish-efektivi Guci, 21 vjeç, ishte pranuar në rradhët e Gardës së Republikës në korrik 2016 dhe ishte në periudhë prove. Për këtë shkak, ai nuk ishte i pajisur me armatim personal, si punonjës i Gardës së Republikës”, sqaron Ministria e Brendshme.
Guci, është arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale të “Vjedhjes me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.











