Këngëtari shqiptar, shumë i njohur në Kosovë Muhamet Sejdiu ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që u kthyen dje nga Gjermania.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari në një prononcim për Gazetën Blic. I pyetur se a është e vërtetë që ai është prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.
Sipas gazetës, përpos Muhamet Sejdiut është infektuar edhe bashkëshortja e tij.
Ne kosove numri i te infektuareve ka arritur ne 19, ndersa sot Hashim Thaçi firmosi dekretin per shpalljen e gjendjes emergjente.
/DRONI.al/












