Sipas “TGCOM”, ne Itali kurba e epidemisë duket se po jep shenjat e para të ngadalësimit të virusit.
Ka shkuar në 14,955 numri i personave të infektuar me koronavirus ne Itali ku 1.439 janë shëruar dhe 1,266 të tjerë kanë vdekur.
Shumica e viktimave janë mbi 80 vjeç dhe kanë pasur dy deri në tre sëmundje të mëparshme.
Ndërkohë, infeksioni po përhapet me shpejtë si në pjesën tjetër të Evropës, dhe vendet e tjera gjithashtu kanë filluar të marrin masa për të ndaluar virusin vdekjeprurës.












