Mjeku Ilir Allkja i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale per personelin mjekësor është pushuar nga puna.
Lajmi konfirmohet nga vetë mjeku Allkja i cili përmes një postimi në facebook, shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.
‘Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë ! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë !- shkruan Allkja në postimin e tij.












