Një i ri u plagos sonte në mbrëmje me armë zjarri në Tufinë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi D. Xh., 21 vjeç ka shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, i plagosur me armë zjarri, (në dorë dhe në këmbë). Mësohet se i plagosur edhe pse me 2 plumba është jashtë rrezikut rrezikut për jetën.
Plagosja ka ndodhur në një lokal në Tufinë por ende nuk janë sqaruar rrethanat e këtij incidenti të rëndë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.












