Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka dhënë urdhër që të mbyllen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin.
Ajo urdheroi sot pasdite mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.
Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.
Kujtojmë se një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me rrisk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi si dhe Tirana, Durrësi.











