Presidenti i Urdhrit të Mjekëve në Vareze, Itali, Roberto Stella humbi jetën si pasojë e koronavirusit. 67-vjeçari, një therapist nga Lombardia është viktima e parë nga komuniteti shëndetësor në Itali.
Ai ishte shtruar prej 5 ditësh në spitalin e Komos në Itali, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Sakaq, anëtarët e tij të familjes janë vetëizoluar në shtëpi.
Sipas të dhënave me të fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 631. Pas Kinës, vdekshmëria më e lartë nga koronavirusi shënohet në Itali.











