Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, mori vendimin që e gjithë Italia të karantinohet, duke marrë shkas nga numri gjithmonë e më i madh i të prekurve nga koronavirusi dhe viktimave që ka shkaktuar ai.
‘Nuk do të ketë zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të zgjerohen në të gjithë Italinë’, tha Conte mbrëmjen e së hënës.
‘Të prekurit dhe viktimat po shtohen shumë’, nënvizoi kryeministri italian, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të ndërrojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet.
Në Itali, të prekurit nga koronavirusi janë 7895, 1598 persona më shumë sesa një ditë më parë, ndërsa të vdekurit janë 463.

https://www.facebook.com/GiuseppeConte64/videos/200926397811043/












