Është mbledhur Komiteti Teknik për sëmundjen e koronavirusit këtë pasdite ndërkohë që ende nuk ëhstë konfirmuar ndonjë rast i infektuar në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se cdo masë e shtuar do të ndërmerret nga ekspertët. Ajo ka postuar në rrjetet sociale detaje nga mbledhja e iniciaur nga masat drastiek që ka marrë Italia.
Postimi i Ogerta Manstirliut:
Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe 🛑
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët❗️
🦠Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!











