• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debati i fundi, Clinton – Trump shtojnë akuzat ndaj njeri-tjetrit

admin by admin
20 October, 2016
in Rajoni
0
Debati i fundi, Clinton – Trump shtojnë akuzat ndaj njeri-tjetrit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump u zhvillua në Las Vegas, dhe filloi pa shtrëngim duarsh mes tyre, një shenjë e acarimit të retorikës së fushatës.
Dy kandidatët hynë në sallë dhe menjëherë zunë vend pas podiumeve. As familjet e tyre nuk u përshëndetën para fillimit të debatit.
Temat e debatit po përfshijnë gjykatën e lartë, imigracionin dhe ekonominë, ndërsa pritet të flasin edhe për politikën e jashtme.
Debati duket se po përqendrohet më shumë tek politikat, megjithëse ka momente të tensionuara, si përshembull kur zonja Clinton i tha zotit Trump se do të ishte “një kukull e zotit Putin”, ndërsa zoti Trump tha se presidenti rus ishte treguar më i zgjuar se ajo.
Zoti Trump, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij se zgjedhjet janë të manipuluara megjithëse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati i tij për nënpresident Mike Pence kishin thënë se ai do ta pranonte rezultatin.
Ai tha: “Do t’ju them kur të vijë koha”. Kur drejtuesi i debatit, këmbënguli në pyetjen e tij, zoti Trump tha: “Do t’ju mbaj pezull”.
Zonja Clinton tha se fakti që zoti Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është “i tmerrshëm”.
Zonja Clinton thotë se do të emëronte anëtarë të Gjykatës së Lartë, që do të vazhdonin “traditën e madhe”, që të mbronin të drejtat e të gjithë amerikanëve.
Ajo i quajti emërimet e presidenciale për gjykatën, një çështje qendrore në zgjedhje sepse tregon se çfarë vendi janë Shtetet e Bshkuara.
Kandidatja demokrate tha se do të emërojë anëtarë gjykate që mbrojnë të drejtat e grave, homoseksualëve dhe gjithë popullit amerikan, jo korporatave dhe te pasurve.
Edhe zoti Trump tha se është shumë e rëndësishme që të emërohen anëtarët e duhur në Gjykatën e Lartë. Ai premtoi se do të emërojë anëtarë që nuk pranojnë abortin dhe që interpretojnë Kushtetutën amerikane, ashtu siç e kishin interpretuar themeluesit e vendit.
Megjithëse dy kandidatët thonë se e mbështesin Amendamentin e Dytë, që mbron të drejtën e armëmbajtjes, zonja Clinton tha se duhet të ketë më shume rregulla, ndërsa zoti Trump tha se e drejta për armëmbajtje është nën sulm.
Zonja Clinton premtoi se do ta mbrojë abortin e legalizuar, ndërsa zoti Trump nuk pranoi të thoshte direkt nëse mendon se vendimin për legalizimin e abortit duhet përmbysur.
Zoti Trump tha se zonja Clinton do që të shpallë amnisti për imigrantët e paligjshëm. Ai gjithashtu akuzoi zonjën Clinton se do që të hapë kufirin.
Ai tha se nëse bëhet president ai do të garantojë që “burrat e këqij”, duke përdorur fjalën spanjisht për burrat, të deportohen sa më shpejt.
Clinton tha se ajo është më e zonja për sigurinë e kufirit, por se ajo është kundër planeve të zotit Trump. Ajo tha se planet e tij për të dëbuar mijëra banorë pa dokumente, do të ndanin familjet.
Për sa i takon ekonomisë, zonja Clinton tha se plani i saj ekonomik do të krijojë shumë mundësi për amerikanët e klasës së mesme.
Ajo tha se plani i saj do të hapë 10 milionë vende të reja pune dhe se do t’i gjejë fondet duke i detyruar të pasurit dhe korporatat që të paguajnë përqindjen e duhur të taksave.
Zoti Trump e quajti planin e zonjës Clinton për taksat, katastrofik dhe që sipas tij do të sjellë si rezultat rritje masive taksash. Ai premtoi se do të rinegociojë Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë, NAFTA.
Kandidati republikan i hodhi poshtë përsëri akuzat se kishte ngacmuar disa gra. Ai tha se nuk “i kishte kërkuar falje as gruas së tij”, pasi siç tha ai, nuk kishte bërë asgjë. Ky pohim bie ndesh me një intervistë të bashkëshortes së tij Melania, ku ajo thotë se ai kishte kërkuar ndjesë.
Zonja Clinton akuzoi zotin Trump se kishte vënë në shënjestër “dinjitetin dhe vetëbesimin” e grave dhe se të gjitha gratë e kuptojnë se çfarë ndjesie shkakton një gjë e tillë.
Nga ana e tij zoti Trump e akuzoi zonjën Clinton se nuk ishte një përkrahëse e vërtetë e të drejtave të grave.
Për sa i takon politikës së jashtme, Hillary Clinton tha se nuk do të dërgonte trupa tokësore në Irak, pasi Shteti Islamik të mposhtet në Mosul.
Ajo tha gjithashtu se Syria do të mbetet një vatër terrorizmi për sa kohë të vazhdojë lufta civile, duke shtuar se do të këmbëngulë për një hapësirë të sigurt ajrore dhe zona të sigurta për të mbrojtur civilët.
Zonja Clinton tha se kjo do t’i jepte një avantazh Shteteve të Bashkuara me rusët dhe sirianët për të arritur një marrëveshje.
Zoti Trump tha se Mosuli ra në kontrollin e Shtetit Islamik për faj të administratës së zotit Obama, përfshirë zonjën Clinton si Sekretare e Shtetit.
Ai tha se Irani duhet të falenderojë Shtetet e Bashkuara se, duke thënë se Irani “po merr nën kontroll” Irakun.
Ai tha gjithashtu se Presidenti sirian, Bashar al-Assad është më i fortë se zoti Obama dhe se vendimet e këqija që të Shteteve të Bashkuara, janë pjesërisht përgjegjëse për katastrofën humanitare në Siri.
Debati u mbyll siç filloi: pa shtrëngim duarsh të kandidatëve.
Ai i quajti shumë nga refugjatët që po ikin nga Siria, mbështetës të Shtetit Islamik, ndërsa zonja Clinton tha se nuk do t’ia mbyllte kurrë portën grave dhe fëmijëve.
Sipas disa mediave debati është fituar sërish nga Clinton.

Previous Post

Baba Mondi merr titullin “Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Paqes

Next Post

DETAJE/ Droga në Krujë, pse Krimet e Rënda lajmëruan Policinë, vetëm në momentin e fundit!

admin

admin

Next Post
DETAJE/ Droga në Krujë, pse Krimet e Rënda lajmëruan Policinë, vetëm në momentin e fundit!

DETAJE/ Droga në Krujë, pse Krimet e Rënda lajmëruan Policinë, vetëm në momentin e fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.