• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Zgjedhje të lira të garantuara pa Ramën kryeministër

admin by admin
20 October, 2016
in Politika
0
Basha: Zgjedhje të lira të garantuara pa Ramën kryeministër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pa prerë tentakulat e krimit dhe larguar Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Ky është prioriteti i Partisë Demokratike dhe çdo qytetari të ndershëm sot, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD dega 7. Pasi të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, tha zoti Basha ne duhet të zgjedhim sistemin zgjedhor që fuqizon rolin e votuesit.
“Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Duke përdorur atributet që ka kryetari i partisë, listat e Partisë Socialiste u bënë si listat e galerave të Italisë, Belgjikës, ku shkoi i mori kriminelët dhe i solli. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli. Pa i prerë tentakulat e krimit nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të insistojmë në atë që është konkluzion i disa proceseve zgjedhore dhe i disa proceseve të tjera në raport me luftën kundër krimit dhe drogës, dhe të kërkojmë largimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe të garantojmë përmes një qeverisje pa Edi Ramën kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në qoftë se procesi garantohet dhe ne duhet ta garantojmë patjetër procesin, atëherë ne duhet të jemi gati të prezantojmë skemat elektorale bashkëkohore që garantojnë që qytetari fuqizohet në vendimmarrje”.
Sipas Bashës, kryeministri ndërkohë s’ka mbajtur asnjë premtim, papunësia është rritur, varfëria është shtuar, shërbimet ndaj qytetarëve janë përkeqësuar dhe Edi Rama vazhdon të mbahet nga krimi që e veshi në pushtet.
Droga është  e vetmja ofertë politike, i vetmi instrument që Edi Rama ka për të mbajtur pushtetin, tha Basha.
“Kriminelët u futën në politikë si pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë pushtetin. Pas kalimit të ligjit të dekriminalizimit dhe të betejës politike që ne patëm për kalimin e këtij ligji, Edi Rama me ndërgjegje ndaloi zbatimin e këtij ligji duke mbajtur figura të komprementuara, të njohura ndërkombëtarisht si Elvis Roshi apo si Artur Bushi në krye të bashkive, e me dhjetëra e me qindra të tjerë të kalibrave të ndryshëm kudo në strukturat shtetërore. Këta i hapën rrugë kultivimit të drogës. Droga është një produkt i drejtpërdrejtë i simbiozës krim- pushtet. Droga është projekt politik dhe në fakt e vetmja ofertë politike, i vetmi instrument që Edi Rama ka për të mbajtur pushtetin. Ajo që ne konstatojmë dhe prekim është përkeqësimi që ka shënuar në çdo fushë të jetës. Ajo që konstatojmë dhe prekim është një qeverisje që ka shkelur çdo nen në kontratën me qytetarët. Shikoni ekonominë në gjendjen më të zezë si rezultat i taksave që janë rritur për biznesin e vogël, për biznesin e mesëm, për biznesin e madh. Shikoni shëndetësinë e cila sot nuk është në gjendje të ofrojë shërbim as për 80% të pacientëve që merrnin shërbim para dy vjetësh, sipas statistikave të bëra zyrtare sot dhe cilësia e shërbimit i ngjan asaj të para 10 apo 15 vjetësh. Pse? Sepse paratë e destinuara për shëndetësinë, në vend që të shkojnë për ilaçe, në vend që të shkojnë për aparatura, në vend që të shkojnë për të paguar mjekë dhe për të pasur mjaftueshëm mjekë në shërbim në spitalet publike vidhen dhe futen në xhepat e dy-tre oligarkëve që kanë marrë koncesione dhe vidhen si me rubinet muaj për muaj, një milionë, dy milionë, tre milionë euro taksa paguesve shqiptarë për shërbime që nuk kryejnë apo që nuk kanë asnjë vlerë për ta”, përfundoi kreu i PD-së.

Previous Post

DETAJE/ Aksidenti, arratiset nga vendngjarja djali i Artur Bardhit

Next Post

SHKAKU & FOTO/ Krujë, asfiksohen 4 nxënëse në shkollën e Bilajt

admin

admin

Next Post
SHKAKU & FOTO/ Krujë, asfiksohen 4 nxënëse në shkollën e Bilajt

SHKAKU & FOTO/ Krujë, asfiksohen 4 nxënëse në shkollën e Bilajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.