Mjeku i Urgjencës së Fushë Krujës ka përgënjeshtruar burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, për shkakun e afiksimit të katër nxënëseve të shkollës 9-vjeçare, në Bilaj, të Krujës.
Sipas mjekut Kastriot Mustafa,
“ka dyshime se në klasë është djegur kanabis sativa. Janë dëshmitë e vajzave që na bëjnë të arrijmë në këtë përfundim. Vajzat erdhën me marrje mendsh dhe kishin probleme me frymëmarrjen”.











