Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka reaguar ndaj zërave brenda PD për të ndalë bojkotin ndaj zgjedhjeve. Ai është zyrtari më i lartë i Partisë Demokratike që deri më tani ka reaguar pas deklaratave të Majlinda Bregut dhe Eduard Selamit, ndërkohë që një tjetër deputete e PD, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar gjithashtu.
“Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe koha e bukur do agojë”, vijon Ristani, i cili nuk i përmend me emër dy kolegët, Bregu dhe Selami.











