• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Unë dëshmoj puçin institucional dhe antikushtetues !!!

droni by droni
29 February, 2020
in Opinion
0
ARTAN FUGA/ Kush na përmbyti?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Nuk e di se çfarë është bërë në fushat e tjera sepse këtu është fjala për ngjarje që kam qenë vetë i pranishëm dhe i kam parë me sytë e mi dhe i kam dëgjuar me veshët e mi!

Detyra qytetare më bën t’i ridëshmoj përsëri publikisht:

Po!

Di të paktën tre raste kur janë dhunuar ligjet e repupblikës, kushtetuta dhe kompetencat dhe detyrat e Presidentit për të kapur institucione dhe kjo është bërë nga individë me përgjegjësira të larta publike!

1. Grupi i deputetëve që paraqitën projektiligjin për akademinë e shkencave me në krye raportuesen kryesore deputet një deputete të ps.

Kanë shkelur të gjitha procedurat ligjorer sepse paraqitën në Kuvend një projektligj si të tyrin ndërkohë që nuk ishte me autorësinë e tyre. Pra gënjyen opinionin publik dhe Kuvendin e Shqipërisë. E sollën në Kuvend atë projektligj pa bërë asnjë konsultim me aktorët socialë të interesuar. Dhe mbi të gjitha shkelën Kushtetutën sepse në atë ligj i hiqej Dde facto Presidentit kompetenca dhe detyra për t’a emëruar Kryetarin e Akademisë të Shkencave. Një goditje ndaj Kushtetutës me qëllim që të kapej nga qarqe të caktuara institucioni i Akademisë të Shkencave.

2. Komisioni i Kuvendit për Arësimi, Kulturë e Media, i cili pranoi të dërgojë në seancë plenare këtë projektligj me procedura të përshpejtuara – megjithë protestën e zonjës Fatjona Dhimitri – kryetare e këtij komisioni që protestoi për shkelje të ligjshmërisë dhe të Kushtetutës. Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë kërkon me një nen të veçantë që cdo nismë ligjore që vjen nga deputetët duhet të ketë relacionin përcjellës dhe buxhetin, si edhe aprovimin e ekzekutivit për këtë buxhet. Dëshmoj që as kjo kërkesë e Kushtetutës nuk ngeli pa u bërë helaq, shkelmuar dhe bërë paçavure pikërisht nga deputetë të shumicës dhe deputetë të gjoja opozitës në atë komision. Asnjë relacion dhe ekspertizë financiare nuk u paraqitq.

3. Në Akademinë e shkencave të Shqipërisë zgjedhjet për kryetarin e saj nisën me një ligj që në atë kohë ishte në fuqi, u përmbyllën me refuzimin e drejtë që i bëri Presidenti kandidaturës të paraqitur si e paligjshme dhe kështu procesi u përmbull. Në përdhosje të ligjit, ky proces u rihap me ligjin e ri ku Presidentin i hiqej e drejta për emërimin e kandidaturës të përzgjedhur nga Akademia e Shkencave. Zgjedhjet pra nisëm me një kuadër ligjor dhe u përdhosën, u eliminuan si procedurë, nga një veprim antiligjor. Dhe ndodhi turpi i madh kushtetues, puçi i madh institucional, i paparë në asnjë akademi shkencash në botë kur një grup akademikësh, bazuar në një ligj antikushtetues, duke shkelur të gjitha principet e shtetit të së drejtës, votuan kundër dekretit të Presidentit, dhe bënë emërimin e paligjshëm të kryetarit të akademisë të shkencave.

Vetëm në një vend si Shqipëria kemi arritur në atë pikë ku një grusht akademikësh në pension mund të rrëzojnë, të bëjnë të pavlefshëm, të tallen me Kushtetutën, me shtetin e së drejtës, të luajnë me funksionet e Presidentit të Republikës si organ i lartë Kushtetues. Vetëm në një shtet si Shqipëria një institucion më i ulët mund të shkelmojë dekretet e një ins titucioni kushtetues të lartë si Presidentit të Republikës.

Gjendja në institucion shumë e rëndë! Në vend që shteti ta abrogojë atë vendim, ta shpalli të paligjshëm, t’i presi të gjitha fondet akademisë të shkencave të paligjshme derisa ajo të kthehet në ligjshmëri, i jep asaj financime nga buxheti i shtetit!

Nuk mund të ketë Gjykatë Kushtetuese sapo të krijohet që t’a pranojë këtë absurditet, këtë perversitet ligjor, këtë komedi insitucionale mu në majën e shkencës shqiptare, këtë budallallik pikërisht atje ku duhej të mbretëronte arësyeja!

Kjo është uluritëse!

Unë kam pakënaqësinë time madje për vetë Presidentitn e Republikës, i cili do të duhej të reagonte fort në atë kohë dhe ta konsideronte puç institucional, pas alarmit si qytetar, akademik, kërkues shkencor që i kam transmetuar publikisht dhe në rrugë të tjera, duke e denoncuar uzurpimin e akademisë të shkencave të Shqipërisë pikërisht nëpërmjet një ligji antikushtetues dhe duke përdhosur detyrat dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

Unë i kërkoj si qytetar dhe akademik Presidentit të Republikës të bëjë detyrën e tij duke e paraqitur këtë shkelje të rëndë para Gjykatës Kushtetuese sapo të formohet!

Tags: artan fuga
Previous Post

Italia, shkon ne 29 numri i viktimave nga koronavirusi, 150 ne gjendje te rende

Next Post

Gara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar

droni

droni

Next Post
Gara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar

Gara e demokratëve, përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.