Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.











