Ministri i Brendshem Sander Lleshaj sulmoi sot Presidentin Meta pas deklarates se ketij te fundit per nje miting me 2 mars. Ministri kerkoi qe te miratohet sa me shpejt Ligji organik i Presidentit duke kufizuar edhe mundesite e tij per te reaguar politikisht.
Deklarata e ministrit Lleshaj:
Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.
Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.











