Një çift shqiptar burre dhe grua u prangosen nga policia italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportuan se çiftit i janë gjetur në makinë rreth 600 doza kokainë gati për t’u shitur tek konsumatorët.
Sasia e drogës u gjet gjatë një kontrolli të rastësishëm të kryer në makinën e bashkëshortëve. Çifti më pas doli para gjykatës, ku bashkëshorti u përpoq ta nxirrte të pafajshme gruan e tij.












