Kreu i një spitali Wuhan në qendër të shpërthimit të koronavirusit, ka vdekur nga sëmundja, sipas burimeve nga zyrtarët shëndetësorë dhe pse pati tentativa per ta mohuar vdekjen e tij.
Dr Liu Zhiming, 51 vjeç, vdiq këtë mëngjes pasi ‘përpjekjet e shpëtimit të të gjitha llojeve dështuan’, sipas transmetuesit shtetëror CCTV .
Deklaratat konfliktuale kanë shtuar shqetësimet në lidhje me vendosmërinë e Kinës për të kontrolluar raportimin për koronavirusin – duke nxitur frikën se zyrtarët po fshehin pamjen e vërtetë.
Vdekja e Dr Liu gjithashtu ka ngjallur një vale zemërimi vetëm dy javë pasi një mjek tjetër, whistleblower Dr Li Wenliang, u prek nga virusi.
Ashtu si në rastin e Dr Li, raportet për vdekjen e Dr Liu fillimisht u tërhoqën mbrëmë nga zyrtarë të cilët pretenduan se mjekët ende po përpiqeshin ta ringjallnin. Media shtetërore dhe Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan konfirmuan vdekjen e tij këtë mëngjes.
BURIMI:DAILY MAIL/DRONI.al/











