Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur mbledhjen qeveritare në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Rama ka mbledhur në një takim informal tek “Çajupi” Ministrat socialistë dhe deputetë të PS-së në rrethe.
Në takim marrin pjesë Ministrat Klosi, Ahmetaj, Kumbaro, Kodheli, Tahiri, Peleshi, Gjiknuri, Harito, Bushati, Gjermeni, Nikolla, Beqaj, Felaj dhe Çuçi.












