Policia arrestoi sot pasdite Astrit Thaçin i cili akuzohet për plagosjen me armë në Durrës disa ditë më parë. Po ashtu ai akuzohet për grabitjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan në një argjendari ku mori flori dhe para, përballë drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Autori po dërgohet ndërkohë me forca të shumta policore në komisariatin e polisisë Elbasan.
Astrit Thaçi është arrestuar pas një pune të organizuar nga komisariati i policisë Elbasan në bashkëpunim me ato të komisariatit nr 6 në Tiranë.











