Gjykata e Tiranës e rikthen serish në burg Vladimir Gjutën, i arrestuar pak ditë më parë pranë selisë së PS-së me një armë dhe 120 mijë euro në çantë.
Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa pozitën e tij e ka rënduar dhe gjetje e shumës së madhe të parave që mbante me vete.
Avokati i tij Naim Gjuta është shprehur për gazetarët se armën e kishte pasi i duhej për t’u mbrojtur dhe për shkak se kishte një vlerë të madhe eurosh me vete.
“Gjuta pretendon se pasuritë janë të ligjshme, janë fituar nga biznesi i tij. Klienti im pranon akuzën e ‘Armëmbajtjes pa leje’, por jo të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’. Do të ankimohet vendimi për sekuestrimin e parave, sepse ato para do të përdoreshin për hapjen e një biznesi të ri.”, u shpreh avokati Gjuta.
Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.
//DRONI.al/











