• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

APLIKIMI DHE KRITERET/50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të përfitojë

admin by admin
12 July, 2017
in Gjej Pune, Tetor_Dhjetor_2015
0
APLIKIMI DHE KRITERET/50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të përfitojë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjaft shqiptarë mund të përfitojnë nga kriteret e punësimit në Gjermani që të përfitojnë një prej 50 mijë vendeve të punës që tashmë janë bosh dhe pritet të plotësohen me emigrante.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, në një intervistë për gazetën Panorama sqaron të gjitha procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.

Mësohet se vetëm në harkun e më pak se dy viteve janë larguar nga vendi ynë rreth 800 profesionistë. Pjesa më e madhe prej tyre janë mjekë dhe infermierë. Dëshira për të lënë vendin nuk është nxitur vetëm prej kushteve më të mira, por edhe prej pagave më të larta.

Gjermania ka ofruar mundësi punësimi, duke shpallur 50 mijë vende të lira pune. Cilat janë profesionet më të kërkuara?

Portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” http://ëëë.make-it-in-germany. com/ publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë edhe ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet vakante online. Ka profesione të ndryshme që kërkohen, që në shumë raste janë shumë specifike, si për shembull profesionet që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve, mekatronikën, profesionet elektrike dhe elektroteknike, TIK, sigurimi teknik në ndërtesa, mashinist treni, mjekësi dhe kujdesi shëndetësor etj.

Ministri Klosi ka thënë se nuk ka kuota të përcaktuara për vendin tonë dhe se procesi i aplikimit është edhe konkurrim nga ku fiton më i miri…

Po. Nuk ka kuota të përcaktuara për asnjë vend, d.m.th., as për vendin tonë. Theksoj edhe një herë se këto vende pune ofrohen për të gjithë të interesuarit, brenda dhe jashtë BE-së, si dhe më gjerë.

Të mbetemi pak te mënyra e aplikimit, çfarë praktike ndiqet dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj. E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht, si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani.

Në faqen e sipërpërmendur përshkruhen në mënyrë të detajuar dhe të hollësishme procedurat e aplikimit në 4 gjuhë, përkatësisht në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Sa i takon pozicionit që do të ketë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në këtë proces,më duhet të qartësoj se roli ynë do të jetë thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të ngrihet një sportel i posaçëm, që do të informojë qytetarët e interesuar mbi hapat që ndiqen. Dy ditë më parë, në prezencë të ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, u hap Qendra Gjermane e Informimit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK). DIMAK Albania, së bashku me stafin e SHKP-së, do të ofrojë në një qendër të vetme informacione në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Qendra që është hapur tashmë në Tiranë, nuk do të jetë e vetmja. Të gjitha zyrat tona të punës do të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për të dhënë informacionin e nevojshëm.

A ka afate të përcaktuara, domethënë sa kohë duhet nga intervista deri në firmosjen e kontratës?

Nuk ka afate të përcaktuara, intervista mund të realizohet shpejt dhe kontrata mund të firmoset pas përzgjedhjes. Më tej fillon procedura për aplikimin për vizë, sepse leja e punës duhet të shoqërohet dhe me lejen përkatëse të qëndrimit në Gjermani, që nënkupton aplikimin për vizë pune në Ambasadën Gjermane. Të gjitha informacionet në lidhje me aplikimin për vizë për leje qëndrimi në Gjermani mund të gjenden të përditësuara rregullisht në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë, edhe në gjuhën shqipe.

Në Shqipëri ka edhe qendra trajnimi profesional të posaçme. Një certifikatë e lëshuar prej tyre, a është garanci për të fituar vendin e punës?

Besoj e keni fjalën për mundësinë e një praktike profesionale, që është një procedurë me vete dhe që ndryshon nga aplikimi për një vend pune. Nëse përfundon me sukses një praktikë profesionale, mund të kesh një pikënisje të mirë për aplikimin për një vend pune. Garancia e vendit të punës varet nga aplikimi i suksesshëm dhe përmbushja e kushteve të sipërpërmendura.

Ajo që josh më shumë qytetarët janë edhe pagat e larta që ofrohen. Keni dijeni ju se sa variojnë pagat për profesionet që përmendët?

Pagat dhe kushtet e punës janë në përputhje me standardet e tregut gjerman të punës. Nuk mund të thuhen tarifa të sakta.

Previous Post

Donald Trump, i fiksuar pas grave te bukura, ia “lypi” edhe Salmas

Next Post

APLIKIMI DHE KRITERET/50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të përfitojë

admin

admin

Next Post
APLIKIMI DHE KRITERET/50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të përfitojë

APLIKIMI DHE KRITERET/50 mijë vende pune në Gjermani, kush mund të përfitojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.