• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendet ne alarm per renien e popullsise, ja cfare masash kane marre, ia vlen!

droni by droni
10 February, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Gjyshja bëhet nënë për të 20-ën herë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Hungari, ku shkalla e lindshmërisë ka rënë në 1.49 lindje për një grua (shkalla e nevojshme për të ruajtur nivelin e popullsisë është 2.1), kryeministri Viktor Orban ka ofruar ndihmë për strehim dhe ulje të kredisë hipotekare, në përpjekje për të inkurajuar më shumë lindje. Nënave u ofrohet heqje e taksave mbi të ardhurat gjatë tërë jetës për të rritur katër ose më shumë fëmijë. Gratë që martohen nën moshën 40 vjeç, mund të marrin një hua qeveritare prej 36 mijë dollarësh me falje të plotë të borxhit pas lindjes së fëmijës së tretë, transmeton zeri i amerikes.

Muajin e kaluar udhëheqësi populist i Hungarisë shpalli ngritjen e gjashtë klinikave që do të ofrojnë trajtimin pa pagesë dhe fekondimin artificial (IVF).

Duke njoftuar trajtimet falas për IVF-në, që filluan më 1 shkurt, kryeministri Orban shpalli pjellorinë një çështje me rëndësi strategjike për vendin. “Nëse duam fëmijë hungarezë në vend të imigrantëve dhe nëse ekonomia hungareze mund të sigurojë fondet e nevojshme, atëherë e vetmja zgjidhje është të shpenzojmë sa më shumë fonde për të mbështetur familjet dhe për të rritur fëmijë,” tha ai në një konferencë në Budapest në muajin janar.

Qeveria e Polonisë ofron një ndihmë mujore prej 500 zlotësh (rreth 125 dollarë) për fëmijë për çdo familje pas fëmijës së parë. Partia Ligji dhe Drejtësia, (PiS), paraqiti shtesën pas fitores së saj në zgjedhjet e vitit 2015, duke e përfshirë atë në një program të quajtur Familja 500+, që është bërë një model për vendet fqinjë që po përballen me shpopullimin dhe po përpiqen të ndalojnë rënien e shkallës së lindjeve.

Por, qasja e tille e vendeve të Evropës Qendrore po alarmon feministët dhe kundërshtarët liberalë, të cilët druajnë se qeveritë e drejtuara nga partitë populiste po nxisin lindjen e fëmijëve jo vetëm për arsye ekonomike. Ata kanë frikë se populistët po përdorin dhurata bujare si një mënyrë për të blerë vota.

Ata akuzojnë populistët nativistë që thonë se të pasurit fëmijë është çështje publike dhe jo vetëm private, se duan të kthehen në periudhën e patriarkalizmit, kur roli i gruas kufizohej vetëm në lindjen e fëmijëve. Ata i cilësojnë disa nga propozimet si poshtëruese dhe e shohin ofertën IVF falas si diçka që del nga romani i Margaret Atwood, The Handmaid’s Tale (Rrëfenja e shërbëtores).

“A mundemi thjesht të deklarojmë se Hungaria është Gileadi tani e tutje,” pyeti gazetarja hungareze Anita Komuves në Twitter, duke iu referuar vendit të shpikur nga shkrimtarja Atwood.

Të tjerë kritikë liberal akuzojnë kryeministrin Orban, i cili thotë që dëshiron “lindje dhe jo imigracion” dhe populistët e Evropës Qendrore se po shfrytëzojnë planet për shtimin e natalitetit për synimet e tyre kundër imigracionit. Që nga kriza e migrimeve të vitit 2015, vendet e Evropës Qendrore u kanë rezistuar propozimeve të Bashkimit Evropian për ndarjen e barrës së migruesve me qëllim të ndarjes së barabartë të tyre tek vendet anëtare.

Duke shpalosur vitin e kaluar një “Plan të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes”, i cili përfshinte disa stimuj për krijimin e familjeve të reja, udhëheqësi hungarez tha: “Ka gjithnjë e më pak fëmijë të lindur në Evropë. Për Perëndimin, përgjigja është emigracioni… Hungarezët mendojnë ndryshe. Ne nuk kemi nevojë për numra. Ne kemi nevojë për fëmijë hungarezë”.

Qeveria hungareze pret që nxitjet e saj do të çojnë në 4 mijë lindje shtesë.

Sipas shifrave nga Zyra Qendrore e Statistikave në Poloni, ka pasur një rritje prej 13 për qind të lindjeve pasi që qeveria paraqiti nismat për të inkurajuar më shumë lindje.

Por, ekspertët e demografisë janë të rezervuar dhe sipas tyre fushatat e vendeve të Evropës Qendrore ‘para për fëmijë” do të ofrojnë asgjë më shumë se disa hope të përkohshme. Ata marrin Rusinë si një shembull, duke thënë se programet e tilla të saj kanë bërë shumë pak për të ripërtërirë një popullatë që parashikohet të bjerë nga 142 milionë në 110 milionë deri në vitin 2050.

Sidoqoftë, vendet e Evropës Qendrore nuk kanë të vetmet që shqetësohen për rënien e popullsisë. Kroacia (e pesta në botë për shkallën e rënies) e ka vënë demografinë në qendër të kryesimit gjashtëmuajsh të Bashkimit Evropian.

Gjermania synon të rrisë shkallën e lindjeve duke e lehtësuar jetën për prindërit e rinj, me çifte që marrin ndihmë bujare për dy vjet pas lindjes, nëse të dy punojnë me kohë të pjesshme. Ka pasur një rritje në lindshmërisë, por popullsia me mbi 65 vjet pritet të rritet në 27.3 për qind në vitin 2035 nga 21.6 për qind sa ishte në vitin 2017.

Por, ndryshe nga kryeministri Orban, qeveria e kancelares Angela Merkel e sheh migracionin si të rëndësishëm në ndaljen e rënies demografike të fuqisë punëtore dhe është duke lehtësuar rregullat për bizneset që kërkojnë punëtorë të rinj të aftë nga jashtë Evropës.

Italia është po ashtu e alarmuar me rënien e shkallës së lindjeve. Numri i lindjeve të reja ka rënë në shkallën më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1861. Gratë italiane kanë mesatarisht 1,29 fëmijë, shumë më pak se shkalla prej 2.1 që është e nevojshme për të ruajtur popullsinë. Nga ky vit qeveria do të financojë kopshtet e për të gjithë fëmijët dhe po rritë përfitimet për kujdesin e fëmijëve si dhe zgjatjen e lejes së baballarëve.

Greqia me ‘rripin e shtrënguar”, e cila ka një nga shkallët më të ulëta të lindjeve në Evropë, tani po u ofron nënave gati 2 mijë e 200 dollarë për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe ulje taksash.

Tags: Renoa e popullsise
Previous Post

Basha: Asgje nuk i ndal te rinjte!

Next Post

“ Behet peshk kryetari i bashkise se …”

droni

droni

Next Post
FOTO/Në mbështetje të studentëve, maturantët bojkotojnë mësimin

“ Behet peshk kryetari i bashkise se ...”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.