Bardhok Pllanaj është personi i radhës i shënjestruar nga OFL për të deklaruar burimin e pasurisë së tij.
I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës ai u arrestua në vitin 2018 për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi po u konstatua se po e ndërtonte atë pa leje.
Po në 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobraç të Shkodrës.
Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.
Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.
//DRONI.al/











