Du burra mbi 40 vjec u grinden sot ne fshatin Shtoj i Ri ne Shkoder nderkohe qe njeri prej tyre qelloi me thike duke plagosur rende tjetrin, njoftoi policia e qytetit.
Shkoder/ Informacion Paraprak:
Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje












