• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mustafa Nano-Alketa Vejsiut: Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë

droni by droni
8 February, 2020
in Roze
0
Mustafa Nano-Alketa Vejsiut: Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mustafa Nano monologun e tij në “Provokacija” ia ka kushtuar Alketa Vejsiut. Prezantuesja mori pjesë në festivalin e Sanremos, dhe ka qenë orët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike.

Mes kësaj vale komentesh, Nano teksa ka vlerësuar Vejsiun për aftësinë e saj në skenë, i ka dhënë edhe një kritikë.

Moderatori i ka kërkuar prezantueses ta shohë me kujdes Sanremon, duke e paralelizuar edhe me Festivalin e Këngës në RTSH, që këtë vit u moderua nga Vejsiu.

Sipas tij, ashtu siç u bë në Sanremo, edhe në festivalin e dhjetorit duhet të ishin ftuar personazhe të rëndësishme, por sipas Nanos një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Alketa i bëri vetë të gjitha.

Ndërkaq, më tej Nano i kërkon prezantueses që pasi të kthehet të zbresë me këmbë në tokë, duke e vlerësuar edhe njëherërë për aftësinë në mderim.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar. Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar”, tha Nano ndër të tjera.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos:

Unë vetë ka ca kohë që nuk e ndjek Rain me vëmendjen që e kam ndjekur vite më përpara. Por kur vjen muaji shkurt, që është muaji i Sanremo, unë ulem në divanin e shtëpisë time dhe me telekomandë sinkrinizohem në valët e Rai Uno që është kanali që transmeton festivalin e Sanremos.

Përveç faktit që është një show i rëndësishëm, i bukur dhe interesant, unë vitet e fundit kam filluar të shijoj edhe një gjë tjetër që Sanremo në një mënyrë apo në një tjetër ka qenë edhe pak shqiptar.

Këtë herë ishte gjithashtu pak shqiptar sepse në Sanremo ishte edhe Alketa Vejsiu. Ishte ftuar aty midis grave të tjera si prezantuese e këtij festivali në krah të prezantuesit kryesor, Amadeus.

Alketa Vejsiut iu dha një hapësirë e rëndësishme në natën e tretë të Sanremos. Ajo diti ta shfrytëzonte në mënyrë të shkëlqyer këtë hapësirë. Ajo diti të jetë Alketa Vejsiu që ne njohim, që do të thotë një vajzë e rrjedhshme në të folur, elokuente, që di të dominojë skenën, dhe një vajzë që është një garanci në vetvete për ritmin që duhet të ketë një shoë ku ajo merr pjesë.

Ajo u mirëprit edhe nga publiku italian pikërisht për këto arsye. Ajo në mendimin tim nuk bën pjesë te vajzat apo personat, që thotë gjëra që që mbeten në mendje, nuk është vajzë që thotë gjëra uau, por ka karakteristikat që unë përmenda që janë të rëndësishme për një showwomen apo për një showgirl.

Tani unë dua t’ju kthej juve dy muaj më përpara, dua t’ju kthej më Shqipëri. Në muajin dhjetor, ku këtu në Tiranë u mbajt “Sanremo shqiptar”, Festivali i Këngës në RTSH, i cili u moderua nga Alketa Vejsiu.

U moderua në një mënyrë që ne e dimë tanimë, provoi një diskutim që zgjati për ditë të tëra, madje edhe për javë të tëra. Unë shpresoj që Alketa Vejsiu nëpërmjet pranisë së saj në Sanremo, të ketë bërë një vëzhgim, që unë jam i sigurt që ajo e ka bërë edhe herë të tjera sepse është një vëzhgim që mund të bëhet lehtë.

Unë shpresoj që ajo të ketë vëzhguar me kujdes këtë herë që Festivali i Këngës në RTSH ashtu sikurse edhe Sanremo, nuk mund të jenë një “one men show” siç ishte fetsivali i dhjetorit, i moderuar dhe prezantuar nga Alketa Vejsiu.

Festivali ynë i dhjetorit duhet të jetë ashtu si Sanremo, një ngjarje e rëndësishme kulturore për vendin, nëse duam t’i rrimë modelit besnik deri në fund sepse festivali ynë ka për model Sanremon.

Unë dua të them se në festivalin tonë duhet të ishin ftuar, ashtu siç u ftuan në Sanremo për pesë ditë me radhë, duhet të ishin ftuar njerëz të rëndësishëm të kulturës shqiptare, të artit shqiptar, njerëz që nëpërmjet aktivitetit të tyre, kanë qenë të zëshëm në arenën lokale, kombëtare dhe këta njerëz duhen sjellë.

Fjala vjen Alketa Vejsiu mund të kishte ftuar në festivalin e fundit që ajo drejtoi Igli Taren, mund të kishte ftuar Emonela Jahon, mund të kishte ftuar komikë të njohur të botës shqiptare, të cilët e meritojnë një skenë si ajo e “Sanremos shqiptare”. Por Alketa Vejsiu nuk e bëri këtë gjë, ajo përkundrazi bëri një festival ku gjithçka e kishte emrin “Alketa Vejsiu”.

Alketa Vejsiu bëri prezantuesen, Alketa Vejsiu bëri këngëtaren, bëri balerinën, madje bëri edhe monologje të natyrës intelektuale. Për mua kjo ishte e pafalshme. Kjo është kritika që unë i bëj Alketa Vejsiut.

Dhe me këtë krritikë unë nuk i heq asgjë aftësisë dhe zotësisë, më saktë zonjësisë së Alketa Vejsiut, ajo mbetet një prezantuese e shkëlqyer e Shqipërisë.

Dhe unë mendoj se me t’u kthyer nga Sanremo, sido që ajo dha shenja që po jetonte atë ngjarje, po sillej sikur kishte kapur qiejtë dhe me të drejtë ishte ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e vet, unë dua që ajo me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar.

Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar dhe kjo nuk është pak e dashur Alketa. Ky ishte monolgu im për sonte që ia dedikova Alketa Vejsiut dhe e shoqërova me një kritikë të vogël, që unë shpresoj që ajo ta marrë me dashamirësi./abcnews.al

Tags: alketakomentmustafa nano
Previous Post

Horoskopi, 8 shkurt 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Lëvizte i armatosur, policia i vihet pas “Benz”-it në Lezhë

droni

droni

Next Post
Procedohet penalisht për ndërtimin pa leje të shtëpisë së tij

Lëvizte i armatosur, policia i vihet pas “Benz”-it në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.