Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh, OFL do të publikojë një listë me emra të personazhve nga Tirana që do duhet të justifikojnë pasurinë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ai u shpreh se janë emra shumë të njohur.
“Fevzi, brenda 10 ditësh do të dalë një listë me personazhe nga Tirana, një listë e parë me personazhe nga Tirana, emra që do të çuditeni. Emra shumë të njohur, që të këshilloj të mos i lexosh, sepse do lodhesh, lista do jetë shumë e gjatë. Prit listën e Tiranës, do dëgjosh gjëra të tmerrshme. Ku do ta çojë pallatin. Brenda dhjetë ditësh emra shumë të njohur. Lista do jetë shumë e gjatë. Personazhe të cilët i njohim të gjithë”











