Në kohën kur Presidenti i Republikës Bujar Nishani ktheu për rishqyrtim ligjin për importin e mbetjeve, shoqëria civile vijon të bëjë thirrje për rrëzimin e tij.
Nisma “Thurje” sjell në vëmendje një dokumentar për problemin e mbetjeve në Rumani, e cila e ka miratuar para Shqipërisë një ligj të tillë. “Toxic Europe” tregon se çfarë fshihet pas importit të mbetjeve dhe që ka fituar çmimin “Raportimi më i mirë ndërkombëtar për krimin e organizuar”.
Doni të dini se si funksionon mafia e plehrave? Mjafton të kushtoni vëmendjen tuaj për 28 minuta. Ata që duan importin e plehrave nuk duan që ju ta shihni.












