Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme, theksoi sot ish deputeti i PD, Genc Pollo.
Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj., siç edhe rekomandon Këshilli i Europës, theksoi ai.
“Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës. Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit.
Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega”, perfundon Pollo.












