Numri i viktimave te termetit ne Turqi ka shkuar në 38. Tërmeti me madhësi prej 6.8 goditi vendin të premten pasdite.
Nisur nga verifikimi i demeve deri tani, numri i ndërtesave të rrënuara totalisht është 30, ndërsa janë raportuar se janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 janë dëmtuar lehtë.
Pas ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës, numri i personave të shpëtuar ka arritur në 45.
Tërmeti që ra në një thellësi të vogël të tokës prej 6,75 kilometra, u ndje në një sërë provincash të Turqisë, por edhe në Siri dhe Irak.












