• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Ilir Metën e “zë” kanabisi: Të legalizohet ai tjetri

admin by admin
24 October, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
INTERVISTA/Ilir Metën e “zë” kanabisi: Të legalizohet ai tjetri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LSI, Ilir Meta lë të hapur mundësinë për legalizimin e kanabisit industrial, një propozim i mëhershëm ky i ish-deputetit socialist, Koco Kokëdhima ndërkohë që është në një linjë me ministrin e tij Manjani për angazhimin shumë institucioneve në luftën kundër kanabisit narkotik.

Gjatë një interviste tek “5 pyetje nga Babaramo” ai ka folur edhe për vizitën në Athinë dhe rrebeshin e akuzave të Camëve ndaj tij, koalicionet e mundshme me PS apo PD si dhe për ligjin e plehrave, votën për të cilin mund ta shesë shtrenjtë sic edhe e ka zakon të bëjë politikë me ngjarjet që i vinë dhuratë.

Le të flasim për polemikat dhe replikat që kanë shpërthyer mes 3 ministrave të rëndësishëm të kabinetit qeveritar: Ministri i Drejtësisë, z. Manjani, hodhi idenë e futjes së ushtrisë në shkatërrimin e hashashit, kanabisit, duke e konsideruar një emergjencë kombëtare, ndërkohë që një propozim i tillë u prit, pse të mos themi edhe me romuze nga Ministri i Brendshëm dhe nga ministrja e Mbrojtjes. Ju e konsideroni një situatë emergjente luftën kundër trafikut të bimëve narkotike?

Pa asnjë diskutim, besoj se kjo është një çështje serioze, e cila ka krijuar mjaft probleme dhe shqetësime jo vetëm brenda vendit. Është një çështje që ka zënë mjaft vend edhe në shqetësimin e medies ndërkombëtare, të vendeve partnere. Në këtë drejtim është çështje që duhet marrë shumë seriozisht dhe kërkon një bashkërendim të të gjitha institucioneve brenda vendit, të policisë, prokurorisë, të Shërbimit Informativ dhe të të gjitha strukturave të tjera. Në këtë drejtim duhet bërë pa dyshim shumë më tepër, duhet bërë që në fazën e parë, parandaluese, të moslejimit të mbjelljes, pasi fazat e tjera, sigurisht, e bëjnë çështjen shumë më të vështirë dhe dëmtojnë imazhin e vendit në tërësi.

A duhet të përfshihet ushtria?

Unë mendoj se çdo institucion që mund të japë kontributin tij duhet të përfshihet dhe këto çështje është mirë të zgjidhen në tryezën e qeverisë dhe të institucioneve.

A e besoni shifrën 99,8%, që të kujton një kohë të largët, të paktën mua më kujton një kohë të largët, që Ministria e Brendshme thotë se është shkatërruar kanabisi në territorin shqiptar?

Ajo që është më e rëndësishme për mua është të parandalohet mbjellja e kanabisit. Ky është suksesi më i rëndësishëm që mund të kishte policia, shteti, pushteti vendor, Shërbimi Informativ dhe të gjitha institucionet, pasi në çdo rast mbjellja e tij është një investim, të cilin e bëjnë jo thjesht vetëm grupet kriminale, të cilat përpiqen ta menaxhojnë këtë fenomen, por edhe njerëzit, të themi viktimat e këtij trafiku, të cilët e shohin atë si një rrugë të shpejtë për të investuar diçka dhe për të fituar sa më shpejt.

Kështu që, në këtë drejtim, suksesi më i rëndësishëm është parandalimi dhe kontrolli i territorit.

Në opinionin publik po shtrohet terreni për të legalizuar përdorimin e drogave të lehta, të hashashit për shembull, ju e mbështesni këtë ?

Unë them se në çdo rast ky është një fenomen, i cili duhet luftuar, nuk duhet krijuar kurrsesi iluzioni që kjo është një rrugë me interesa apo leverdi për familjet shqiptare, ose për shoqërinë shqiptare, sepse pasojat sociale do të jenë mjaft të rënda. Unë besoj se kemi filluar të shohim sinjale të qarta të asaj që mund të ndodhë nesër.

Në rast se do të duhet të kemi një legalizim të kanabisit për arsye të industrisë farmaceutike, atëherë kjo është një gjë që mund të bëhej, dhe natyrisht që kërkon konsensus në çdo rast, dhe të jetë një proces, i cili kontrollohet në mënyrë tërësisht transparente nga shteti, dhe si një mundësi për të pasur një rritje të të ardhurave, por në interes të shtetit dhe të qytetarëve dhe kurrsesi të grupeve kriminale.

Pra, nëse e kuptova saktë, jeni pro idesë së z. Kokëdhima, që kanabisi të lejohet për arsye mjekësore dhe destinacion mjekësor dhe industrial?

Kjo çështje kërkon një zgjidhje konsensuale, sepse jam i bindur që askush nuk mund të marrë një vendim pa konsensus, dhe në çdo rast që mund të ketë një zgjidhje të tillë, duhet të jetë e qartë se kjo është në interes të shtetit dhe të qytetarëve dhe kurrsesi të grupeve kriminale.

Për trafikun thatë se është bërë shqetësim edhe i shtypit perëndimor. Po në takimet që keni pasur me homologë ose me politikanë të rëndësishëm gjatë vizitave tuaja, ju është shprehur shqetësimi për kanabisin dhe për drogat e tjera që vijnë nga Shqipëria?

Padyshim, kjo është një çështje që klasifikohet si pjesë e krimit të organizuar, në radhë të parë është një shqetësim për vendet kryesore partnere, por edhe që ndajnë kufirin me ne, si Italia apo Greqia, po natyrisht që është bërë shqetësim përtej këtyre vendeve.

Reflektimi në disa media ndërkombëtare i këtij fenomeni tregon se është një shqetësim që duhet adresuar shumë seriozisht se sa deri tani, dhe mbi të gjitha duhet parandaluar që në momentin e parë të mbjelljes. Sepse më pas do të jetë shumë më e vështirë për ta luftuar, por edhe çdo luftë më pas, qoftë edhe përmes shkatërrimit dhe gjithçkaje tjetër, është një përkeqësim i imazhit të vendit, sepse evidenton akoma më tej ekzistencën e këtij fenomeni.

Opozita, në rastin më të mirë thotë se mbjellja e hashashit është toleruar nga strukturat e policisë, ndërsa në akuzën më të ashpër thotë se kjo është bërë edhe me pëlqimin e Ministrit të Brendshëm, pse jo edhe të Kryeministrit. Ka pasur akuza konstante, të përhershme…

Është normale që opozita të akuzojë vazhdimisht. Ajo që është e rëndësishme është se opozita vetë ka përgjegjësinë e saj për ekzistencën e këtij fenomeni, edhe përpara vitit 2013 dhe njëkohësisht duhet të kuptojmë të gjithë se kjo çështje duhet të na çojë drejt një konsensusi për t’i dhënë një zgjidhje të qartë, të plotë dhe përfundimtare.

Në lidhje me cështjen came

Deklaratën e Komisionerit Hahn e shikoni si diçka rastësore, personale, apo si një ndryshim qëndrimi të Bashkimit Europian dhe sa ndikon ajo në vijim?

Unë nuk mund të flas në emër të Bashkimit Europian, por mund të them se këtë deklaratë e kam parë si një tregues të vullnetit pozitiv të Komisionerit Hahn, edhe si përfaqësues i Bashkimit Europian, për të nxitur zgjidhjen me dialog të çështjeve të së kaluarës, duke përfshirë edhe çështjen çame, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo që mund të them është se në çdo rast kjo deklaratë është pozitive, por gjithmonë zgjidhja për këtë çështje dhe për çështje të tjera do të vijë pa asnjë diskutim nga një dialog Shqipëri-Greqi Dhe për këtë duhet punuar pa u lodhur.

Në lidhje me koalicionin

Në çfarë niveli janë marrëdhëniet tuaja me Partinë Socialiste?

Mendoj se janë marrëdhënie normale bashkëpunimi.

Kur thoni “të njëanshme”, do të thotë se pala tjetër e kësaj marrëveshjeje është duke e prishur këtë marrëveshje?

Nuk thashë këtë gjë. Unë thashë qëndrimin tim. Pra, e mirëkuptoj padurimin apo ngacmimin e cilitdo në LSI, për një arsye apo për një tjetër, por kjo nuk më çon në reagime të nxituara, kjo sipas mendimit tim.

Por a mendoni që ka ardhur koha për të marrë një vendim se çfarë do të bëni me koalicionin? Do ta ripërsërisni këtë kontratë?

Ne po vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në koalicion sipas marrëveshjes së Shkodrës.

Afrimin e PDIU-së në këtë koalicion e shikoni si një kërkesë të z. Rama për t’ju shmangur nga bashkëqeverisja?

Ne nuk kemi asnjë shqetësim të tillë, përkundrazi, LSI-ja ka një rol të qartë në të ardhmen. Ose do të jetë një forcë edhe më e rëndësishme e qeverisë, ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri.

Pra, ju i keni të dyja opsionet në tavolinë. Edhe koalicionin…

LSI-ja në çdo rast do të jetë një forcë që do të ketë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen në jetën politike të vendit. Kjo besoj se është më e rëndësishme për LSI-në.

Duke pasur parasysh sistemin elektoral partitë kryesisht detyrohen të lëvizin drejt krijimit të koalicioneve. Ju keni 3 mundësi për të krijuar koalicion. Të qëndroni te ky që jeni, të ktheheni te koalicioni me Partinë Demokratike dhe tek ajo që keni bërë në vitin 2009 që drejtuat një koalicion tuajin si poli i tretë. Cila prevalon nga këta 3 skenarë?

Unë besoj se LSI-ja do të marrë vendimin më të drejtë në kohën e duhur. Ky nuk është një vendim që mund ta marr unë që sot jam më shumë një kandidat për kryetar se sa një kryetar i LSI-së. Ky do të jetë një vendim i forumeve të kësaj force politike dhe do të jetë vendimi më i drejtë, besoj unë.

Për ligjin e plehrave

Gjithsesi, pas dy ditësh do të votohet. Si do të jetë vota juaj?

Nuk mund t’ju them asnjë gjë për këtë çështje, sepse edhe mua më duhet të dëgjoj argumentet dhe të thellohem, si të gjithë anëtarët e tjerë të grupit parlamentar.

Previous Post

Rrëfimi i sinqertë i Blendi Fevziut: Përfituam nga momenti, mbeti vendi bosh

Next Post

PD i jep shans edhe Blushit

admin

admin

Next Post
PD i jep shans edhe Blushit

PD i jep shans edhe Blushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.