Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi me kalimin e oreve pas termetit prej 6.8 shkalle te Rihterit qe goditi lindjen e vendit.
Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani besohet se ka arritur ne 15, ndërsa mbi 300 persona kanë mbetur të plagosur.
8 viktima janë regjistruar në Elazig, 6 në Malatya dhe 1 në Diyarbakir.
Bilanci mund të rritet nga momenti në moment pasi operacionet e shpëtim-kërkimit mbi rrënoja vijon ende.







Lëkundjet e tokës janë ndjerë në shumë qytete të Turqisë por edhe ne Siri dhe Liban.
Nderkohe po vijojnen paslekundjet qe shkojne deri ne 5.8 shkalle.












