Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagosën 5 persona.
Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit panoramik në aksin nacional Pogradec-Tiranë. Ndersa, një prej personave më të plagosur rëndë, Enri Collaku, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ka qenë pikërisht Collaku ai që ka bërë parakalimin e gabuar dhe ka përplasur mjetin tjetër. Ndërsa mësohet se është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.
Makinat janë dëmtuar kryesisht në pjesën e përparme të tyre, ku përmes pamjeve të marra në vendngjarje njëra është tip Benz.
https://www.facebook.com/137430920195603/videos/200871537631764/?t=4
/DRONI.al/












