Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të Vettingut është marrë nga 8 gjyqtar. Kjo sepse Sokol Berberi ka marr sot miratimin për dorëheqjen në përfundim të mandatit të tij 9vjeçar. Për këtë arsye, Berberi nuk ka marrë pjesë në vendimmarrjen e sotme. Kreu i Gjykatës e ka miratur dorëheqjen e Berberit e cila ishte paraqitur që në muajin prill. Berberi pak kohë më parë ishte kandidat i qeverisë shqiptare për të qenë anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, bashkë me Ina Ramën dhe Gent Ibrahimin, por nuk u pranuan që të tre.











